Ministria e Mbrojtjes, thirrje urgjente: Banorët e tri fshatrave të largohen menjëherë nga banesat e tyre
- Korca Boom
- Aug 12, 2025
- 1 min read
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrjen urgjente që banorët e tri fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.
“Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Duket se situata e zjarreve është mjaft e rënduar në këti tri fshatra, drejt të cilëve janë nisur 4 helikopterë për të shuar flakët.
“KORÇA BOOM”



















