Misteri i zhdukjes së adoleshentit, një djalë 15-vjeçar është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë
- Korca Boom
- Sep 30, 2025
- 1 min read
Një 15-vjeçar nga Gjirokastra, i quajtur M. Kalemi, është shpallur i zhdukur prej më shumë se 7 orësh. Familjarët e tij bëjnë apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë.
Adoleshenti është rreth 1.80 m i gjatë, me sy bojëqielli. Në momentin e fundit që është parë, ai ishte i veshur me rroba të zeza dhe mbante atlete ngjyrë gri.
Sipas dëshmive të familjarëve, M. Kalemi është parë për herë të fundit rreth orës 12:30 pranë agjencisë në urën e lumit, duke kërkuar të niset drejt Tiranës. Për shkak se nuk kishte para për biletën, besohet se mund të ketë udhëtuar me ndonjë mjet rastësor.
Policia ka nisur kërkimet dhe po kontrollon kamerat e sigurisë në zonë, por deri tani nuk ka pasur rezultate.
“KORÇA BOOM”



















