Moment paniku : Fëmija bie nga lartësia në sy të pushuesve
- Korca Boom
- Aug 21, 2025
- 1 min read
Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e frekuentuar të Lungomares, në Vlorë, ku një fëmijë i mitur ka mbetur i plagosur. Sipas raportimeve paraprake, i mituri ka rënë nga një lartësi ende e paqartë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Aktualisht nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.
Autoritetet po marrin në pyetje dëshmitarë dhe po verifikojnë pamjet nga kamerat e sigurisë së zonës, për të kuptuar se si ndodhi rënia dhe nëse bëhet fjalë për pakujdesi apo shkelje të mundshme sigurie në hapësirat publike.
“KORÇA BOOM”



















