"Mos bini pre e mashtrimeve"/ Paralajmërimi vjen nga POLICIA: Kujdes linqet në "WhatsApp"
- Dec 30, 2025
- 2 min read
Po qarkullon një fushatë mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”, ku përdoruesit marrin mesazhe që paraqiten si kërkesa për votim për çmimin e parë të një burse falas.
Mesazhet, të cilat mund të dërgohen nga kontakte të njohura, synojnë të mashtrojnë përdoruesit dhe të marrin kontrollin e llogarive të tyre, duke i drejtuar ata në faqe të rreme dhe duke kërkuar kode verifikimi që përdoren për të vjedhur llogaritë.
Për të shmangur rënien pre e këtij mashtrimi, përdoruesve u rekomandohet:
Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, pavarësisht se ato vijnë nga kontakte të njohura.
Të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale.
Të aktivizojnë verifikimin me dy hapa në “WhatsApp”.
Të raportojnë çdo rast të dyshimtë.
Përdoruesit duhet të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve që ofrojnë çmime, votime ose përfitime të menjëhershme.
Njoftimi i plotë:
Policia e Shtetit/Paralajmërim për fushatë phishing në platformën “WhatsApp”
Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”.Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.
Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë.
Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve:
• Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte të njohura;
• Të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale;
• Të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Two step verification) në aplikacionin “WhatsApp”;
• Të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit po monitoron situatën dhe fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve që ofrojnë votime, çmime apo përfitime të menjëhershme.
“KORÇA BOOM”
















