top of page

Moti i keq godet jugun, rrebeshe shiu dhe breshër i pazakontë

  • Aug 14
  • 1 min read

Moti i keq ka përfshirë jugun e vendit, ku gjatë orëve të fundit janë regjistruar reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima. Situata më e theksuar është paraqitur në zonat e Sarandës dhe Delvinës, të cilat janë përfshirë nga rrebeshe të forta shiu dhe fenomene të motit të paqëndrueshëm.


Reshjet intensive janë shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa në disa zona është regjistruar edhe breshër.


Sipas raportimeve nga terreni, kokrrat e breshrit kanë qenë në disa raste me përmasa më të mëdha se zakonisht, duke e bërë fenomenin më të pazakontë dhe më intensiv.


Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve atmosferike ka sjellë reshje të forta në një periudhë të shkurtër kohore, veçanërisht në Sarandë dhe Delvinë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page