top of page

Myslim Murrizi: Kodi i ri Penal, i hartuar nga njerëz banalë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 30, 2025
  • 3 min read

Kodi i ri Penal, peshqesh i njerëzve të drejtësisë të lidhur me krimin, spiunëve të komunizmit dhe njerëzve të Soros...


Kodi i ri Penal është hartuar nga individë banalë, nga njerëz të pështirë të ish-regjimit komunist dhe ish-funksionarë të shkarkuar për lidhje me trafikantë ordinerë.


Ky kod është hartuar nga një ish-Prokuror i Përgjithshëm i shkarkuar dhe i akuzuar për kontrata me ish-trafikantë droge për rikonstruksionin e godinës së prokurorisë, ish-hetues i regjimit komunist dhe nga një ish-hetues tjetër i komunizmit në Krujë, ish-ministër i shkarkuar po për lidhje familjare me trafikantë droge.


Përveç këtyre, janë angazhuar në hartimin e këtij kodi edhe një tufë fundërrinash të Sorrosit që kanë hartuar 700 faqe raport për Komisionin Xhafaj dhe kanë marrë 1 milion euro ose 1.400 euro për një faqe letër.


Ja çfarë kam shkruar për këta palo ekspertë që nga dita kur filloi punën ky komision ordiner:


“Këta janë “ekspertët” e “pavarur” të komisionit Xhafaj që do të përgatisin apo hartojnë platformën antikorrupsion dhe përsosjen e mëtejshme për ta rrënuar përfundimisht “reformën” në drejtësi të menderosur deri më sot, prej vitit 2016, nga fëlliqësirat e Sorrosit, të cilët kishin si qëllim të qartë kapjen totale të çdo hallke të drejtësisë nga fundërrinat e regjimit bastard komunist dhe nga këlyshët me zinxhir në qafë të Sorrosit. Nga 91 emra që do të paguhen nga taksat e shqiptarëve 500 mijë euro për të dhënë “mend”, 24 prej tyre janë zagarë që lehin me urdhër dhe pagesë të padrinos Sorros.


Këta 24 emrat e parë (sipas renditjes alfabetike) nga stafi i anti-SPAK po publikoj CV e tyre dhe ku punojnë e nga kanë ardhur:


1. Amanda Kote / Project Researcher, Project Researcher SCiDEV (Soros)

2. Anxhela Bakiasi / Qendra “Fuqizim-Qëndrueshmëri”, kandidate për kryetare e FRESSH

3. Arjan Dyrmishi / Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG), partner zyrtar i Fondacionit Soros

4. Aurela Anastasi / Fondacioni Soros

5. Auron Pasha / Idra Research & Consulting, partner zyrtar i Fondacionit Soros

6. Avjerina Bazaj / EU Policy Hub, spinoff i Fondacionit Soros

7. Blerta Kalavace / IRC/Idra Research & Consulting, partner zyrtar i Fondacionit Soros

8. Blerta Tuci / Anëtare e EU Policy Hub, spinoff i Fondacionit Soros

9. Darinka Piqani / bursë nga Fondacioni Soros (CEU)

10. Dorian Jano / ka punuar me Fondacionin Soros dhe CEU nëpërmjet Institute for Advanced Study – Collegium Budapest

11. Eda Noçka / e angazhuar me Altri Center, spinoff i Fondacionit Soros

12. Elida Jata / Project Manager te ALTRI Center, spinoff i Fondacionit Soros

13. Erisa Proko / e angazhuar me Institutin për Zhvillim Strategjik, partner i programeve të Fondacionit Soros

14. Ermal Frashëri / Drejtor i projekteve më të rëndësishme të Fondacionit Soros dhe drejtues i Axhendës Soros për shpopullimin e Shqipërisë

15. Gerti Shella / Drejtor Ekzekutiv i INFOCIP (Qendra për Çështje të Informimit Publik), partner zyrtar i Fondacionit Soros

16. Gledis Gjipali / Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA) spinoff i Sorros

17. Iris Aliaj / Project Manager, Center for Gender Justice Albania, partner i programeve të Fondacionit Soros

18. Stela Suloti / EU Policy Hub, spinoff i Fondacionit Soros

19. Keti Luarasi / Human Resource Manager and Program Coordinator Soros Foundation Albania, korrik 2000 – korrik 2006

20. Krisela Hackaj / Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës për Dialog dhe Integrim (CDI), bashkëpunëtor i ngushtë i Fondacionit Soros

21. Mirsada Hallunaj / e angazhuar me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) partner zyrtar i Fondacionit Soros

22. Nirvana Deliu / kërkuese në Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA) spinoff i Fondacionit Soros

23. Stela Suloti / anëtare e EU Policy Hub, spinoff i Fondacionit Soros

24. Teisa Kurti / Qendra ALTRI, spinoff i Fondacionit Soros”./ PAMFLETI


“KORÇA BOOM”


bottom of page