top of page

‘Më bul’lizonte’! Ky është picieri Filip Shehu që vrau sot me thikë kuzhinierin Indrit Ismaillari në restorantin te Komuna e Parisit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 10 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak çaste më parë te Komuna e Parisit në Tiranë, pranë kompleksit “Kika 2”, ku ka mbetur i vrarë një person. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se picieri ka qëlluar me thikë kuzhinierin.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në restorantin “City Longe”.

ree

Piceri Filip Shehu 41 vjeç ka goditur kuzhinierin Indrit Ismaillari (34 vjeç) në pjesën e qafës. Për shkak të gjakderdhjes së madhe, ky i fundit nuk ka arritur t’i mbijetojë plagës dhe ka ndërruar jetë në spital.


(Filip Shehu)

ree

Autori i vrasjes është arrestuar nga blutë, ndërsa burime bëjnë me dije se mes tij dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh.


Pas krimit, Filip Shehu ka pretenduar se Indrit Ismaillari e bullizonte.


“Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit. Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes“, njofton policia.


(Indrit Ismaillari)

ree

“KORÇA BOOM”


bottom of page