top of page

“Më shumë spiunlliqe se letërsi”, Malltezi me akuza të forta ndaj Zogajt

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Jamarbër Malltezi ka publikuar në rrjetet sociale një dokument, për të cilin pretendon se tregon aktivitetin e shkrimtarit dhe analistit Preç Zogaj gjatë periudhës së regjimit komunist.


Përmes një statusi në Facebook, Malltezi shprehet se dokumentet e publikuara i përkasin arkivave të Sigurimit të Shtetit dhe pretendohet se pasqyrojnë bashkëpunimin e Zogajt me këtë strukturë. Në reagimin e tij, Malltezi përdor tone të ashpra, duke deklaruar se Preç Zogaj “ka prodhuar më shumë spiunlliqe sesa letërsi”.


Sipas Malltezit, dokumentacioni përbëhet nga tre volume me gjithsej 141 faqe, të cilat, sipas tij, përmbajnë raportime dhe spiunime të kryera gjatë asaj periudhe. Ai shton se këto materiale e vendosin Zogajn në një rol tipik të propagandës së kohës së diktaturës.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page