top of page

Personi që dogji makinën dyshohet se i ka vënë vetë f*lakën vetes

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 13 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë pasdite në Llogara, ku një person u gjet i djegur brenda makinës së tij. Sipas informacionit nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, viktima dyshohet se ka mbyllur automjetin nga brenda dhe i ka vënë flakën vetes.


Ngjarja ka tronditur zonën, ndërsa identiteti i personit ende nuk është konfirmuar, megjithëse dyshohet se viktima mund të jetë nga Berati. Njësitet e policisë dhe emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për rrethanat e sakta të ngjarjes janë duke u zhvilluar.


Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për motivet që çuan në këtë tragjedi, por hetimet pritet të zbardhin plotësisht shkakun e vetëflakjes dhe identitetin e viktimës.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page