Mësohet emri i 19-vjeçarit që humbi jetën, kush ishte i riu
- 1 hour ago
- 1 min read
Një 19-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të hënë në zonën e Kunes, në Shëngjin. Sipas mediave kosovare, i riu është identifikuar si Shpëtim Syla.
I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse 19-vjeçari është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Lezhës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Ekzaminimet do të përcaktojnë shkakun e vdekjes.
“KORÇA BOOM”
















