top of page

Ngjarje e rëndë/ 18-vjeçari u fut për të notuar por nuk doli më, detajet e parë nga humbja e jetës së të riut

  • 6 hours ago
  • 1 min read

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin.


I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det, shkruan A2.


Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.


Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page