top of page

Natë e frikshme në tunelin e Pogradecit, makina përplaset në mur

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Më datë 12.12.2025, rreth orës 22:35, në tunelin në hyrje të qytetit të Pogradecit, shtetasi A. Z., 34 vjeç, banues në Memëlisht, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin anësor të tunelit.


Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Z., si dhe pasagjeri E. T., 35 vjeç, banues në Memëlisht. Të dëmtuarit janë transportuar në spitalin e Pogradecit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page