Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare, dyshohet vetëv*rasje në banesën e tij
- Korca Boom
- Sep 10
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë u bë e ditur sot në Itali, ku humbi jetën një personazh shumë i njohur i televizionit dhe sportit, Pol Bakaljini, në moshën 41-vjeçare.
Dyshimet e para tregojnë se Bakaljini i ka dhënë fund jetës në banesën e tij, ku e gjeti partnerja. Megjithatë, hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ndarjes së tij nga jeta dhe për të shmangur çdo dyshim. Bakaljini ishte një figurë e njohur në Itali, me një karrierë të larmishme në sport dhe media.
Ai kishte qenë basketbollist para se të kthehej në gazetari investiguese, duke punuar në emisionin “Le Iene”, ku spikati veçanërisht për intervistat e drejtpërdrejta me politikanë. Më pas, Bakaljini kaloi në fushën e financës, duke hapur fonde investimi, dhe në vitin 2017 arriti një marrëveshje për të blerë klubin e Palermos.
Pas arritjes së marrëveshjes me Mauricio Zamparinin, ai u shpall president i klubit. Por, në fund, asgjë nuk u realizua, pasi Zamparini njoftoi disa muaj më vonë se nuk kishte marrë garancitë financiare të nevojshme. Bakaljini dha dorëheqjen dhe vazhdoi të merrej me aktivitetet financiare të fondeve të tij të investimit.
“KORÇA BOOM”



















