top of page

“Ndoshta më shikoni në kronikën e zezë”/ Vr*u shokun në Korçë, Kristjan Sterjo pritej si “hero” sa herë dilte nga paraburgimi (VIDEO)

  • Aug 9
  • 1 min read

Një video e publikuar më herët në rrjetet sociale po rikthehet në vëmendje pas vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë, për të cilën Kristjan Sterjo është arrestuar si autor i dyshuar.


Në pamjet e publikuara, Sterjo shfaqet duke dalë nga një institucion i sigurisë, pas arrestimit të mëparshëm për plagosje me thikë. Disa prej miqve të tij e prisnin jashtë me telefona në duar dhe e filmuan në momentin kur ai doli nga institucioni.


Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është mënyra se si është shoqëruar videoja. Në sfond dëgjohet një këngë me vargjet: “Ndoshta një ditë më shikon në kronikat e zeza.”


Ndërkohë, në profilet e tij dhe të rrethit shoqëror publikoheshin vazhdimisht foto dhe video nga përditshmëria e tyre, mes të cilave edhe pamjet e daljes së tij nga institucioni i sigurisë.


Kristjan Sterjo u arrestua mbrëmjen e së shtunës, disa orë pasi u identifikua nga policia si i dyshuari kryesor për vrasjen e Joan Zukos në Korçë.


Sipas të dhënave të hetimit, ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një konflikti të mëparshëm mes dy të rinjve. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të krimit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page