top of page

Neglizhencë mjekësore? Dentisti nën hetim pas vdekjes së pacientit në klinikë private

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 16 hours ago
  • 1 min read

Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një 59-vjeçar me inicialet Sh. D. humbi jetën rreth një orë pasi kishte marrë trajtim në një klinikë dentare, Policia e Devollit ka ndërmarrë veprimet procedurale për rastin.


Nga informacioni zyrtar bëhet me dije se materialet i janë referuar Prokurorisë dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. L., 36 vjeç, dentisti që kishte ofruar mjekimin për 59-vjeçarin.


Ngjarja po hetohet për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, ndërsa autoritetet janë duke shqyrtuar të gjitha rrethanat për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page