top of page

New York-u ngrin nën temperatura ekstreme, i ftohti më i ashpër se në Antarktidë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 20 hours ago
  • 1 min read

Nju Jorku po përballet me një valë të ftohti ekstrem, me temperatura që në disa zona kanë zbritur më poshtë se ato të regjistruara në pjesë të Antarktidës. Fenomeni ka përfshirë një pjesë të madhe të verilindjes së Shteteve të Bashkuara dhe është cilësuar nga autoritetet meteorologjike si një nga episodet më të rënda të viteve të fundit.


Të dielën, temperaturat në qytetin e Nju Jorkut varionin nga rreth -16 deri në -26 gradë Celsius, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për kushte jashtëzakonisht të rrezikshme. Sipas këtij institucioni, në disa zona kjo përfaqëson periudhën më të gjatë të temperaturave ekstremisht të ulëta në më shumë se dhjetë vjet.


Të dhënat meteorologjike tregojnë se i ftohti ekstrem u shtri edhe në pjesë të tjera të rajonit, ku në zona të verilindjes së SHBA-së temperaturat iu afruan -40 gradëve Celsius. Paralajmërimet për kujdes maksimal prekën mbi 43 milionë banorë, përfshirë zona të mëdha metropolitane si Nju Jorku dhe Filadelfia.


Situata u përkeqësua nga erëra të forta dhe reshje të dendura dëbore, të shkaktuara nga një sistem atmosferik që krijoi breza reshjesh me akumulime të shpejta. Në veri të shtetit të Nju Jorkut dhe në veri të rajonit të Anglisë së Re, temperaturat arritën nga -29 deri në -34 gradë Celsius.


Meteorologët paralajmëruan se në këto kushte, ekspozimi i lëkurës ndaj të ftohtit mund të shkaktojë ngrirje brenda më pak se 30 minutash. Ndërkohë, autoritetet konfirmuan se javët e fundit të paktën 17 persona kanë humbur jetën në New York City si pasojë e ekspozimit ndaj motit ekstrem, nga të cilët 13 raste u përcaktuan drejtpërdrejt si vdekje nga hipotermia./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page