top of page

Nga akt heroik te lajmi i trishtë ndahet nga jeta zjarrfikësi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 20, 2025
  • 1 min read

Një lajm i trishtë ka tronditur zjarrfikësit e Tiranës, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin, për ndarjen e papritur nga jeta të një qytetari dhe familjari model. Këtë mëngjes ka ndërruar jetë zjarrfikësi i Tiranës, Klevis Qato.


Shërbimi zjarrfikës i kryeqytetit është sot në zi, pas humbjes së një prej efektivëve të tij, i cili u shqua për përkushtimin dhe guximin në kryerjen e detyrës.


Para disa kohësh, Klevis Qato u bë i njohur për aktin e tij heroik, kur shpëtoi një foshnjë 3 muajshe nga një pallat i përfshirë nga flakët në zonën e Freskut, duke rrezikuar jetën për të shpëtuar të tjerët.

"KORCA BOOM"


bottom of page