top of page

Nga furra te kujtimet, shijet që ruajnë shpirtin e Korçës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Ju ka marrë malli për aromën e vërtetë të furrës, atë që të ndalon hapin sapo kalon pranë? Aromën e bukës së ngrohtë me qiqer, të gjalpit që shkrin mbi petë dhe të bakllavasë që piqet ngadalë, ashtu siç e bënin gjyshet korçare dikur. Është ajo aromë që s’të ngop vetëm barkun, por edhe shpirtin.


Në Korçë, furra nuk ka qenë kurrë thjesht vend ku piqej buka. Ka qenë rit, takim, traditë. Tavat e rreshtuara me kujdes, tepsitë e mbuluara me fletushka të vogla me numra, secila me historinë e vet. Shikon numrin 26, një letër e verdhë si dielli, që pret radhën me durim.


Furxhiu e di mirë se ç’ka brenda: “Kjo është me vezë fshati”, thotë me atë sigurinë që vjen vetëm nga përvoja e gjatë.


Këtu çdo gjë ka shije shtëpie. Recetat nuk janë shkruar në libra, por janë trashëguar brez pas brezi, nga duart e nënave dhe gjysheve, që dinin ta masnin brumin me sy dhe ta ndienin furrën me dorë. Nuk ka nxitim, nuk ka industriale vetëm kohë, durim dhe dashuri për zanatin.


Furra te Pazari i Vjetër është një copëz e gjallë e Korçës së vjetër. Një vend ku tradita vazhdon të marrë frymë, ku aroma e bukës të kthen pas në kohë dhe të kujton se disa gjëra nuk duhet të ndryshojnë kurrë.


Në Korçë, në Korçë, atje ku shija është kujtim dhe tradita ende piqet në furrë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page