top of page

Nga gjimnazi te masteri/ Si funksiononte “laboratori” i falsifikimeve të diplomave

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të koduar “Laboratori”, duke zbuluar një ambient të përshtatur për falsifikimin e dokumenteve arsimore dhe profesionale.


Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë, dhe ka çuar në arrestimin e një 51-vjeçari me inicialet A. T.


Gjatë kontrollit në banesën e tij në zonën e Zall-Bastarit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një ambient të fshehtë që shërbente si laborator për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara. Dyshohet se aty përgatiteshin diploma të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master, si edhe licenca profesionale.


Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar qindra dokumente të dyshuara si të falsifikuara, së bashku me pajisje që përdoreshin për këtë aktivitet të kundërligjshëm.


Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page