top of page

Parandalohet tragjedia, 82-vjeçari tenton t’i japë fund jetës

  • Apr 10
  • 1 min read

Një ngjarje shqetësuese është shënuar mesditën e sotme në Paskuqan, ku një i moshuar është gjetur në një situatë të rrezikshme pranë liqenit.


Bëhet fjalë për një 82-vjeçar, i cili dyshohet se ka ndërmarrë një veprim të nxituar, duke rrezikuar jetën e tij. Falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të Policisë së Shtetit, ai është shpëtuar në kohë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Efektivët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje pas njoftimit dhe kanë bërë të mundur shmangien e një ngjarjeje me pasoja të rënda.


Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi me inicialet A. A., 82 vjeç, është konstatuar në rrezik pranë liqenit të Paskuqanit, ndërsa ndërhyrja në kohë e policisë ka qenë vendimtare për shpëtimin e tij.


Autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page