top of page

Nga Irvin Bode/ Gjobë! E dua të kuqe!

  • 1 day ago
  • 1 min read

Nga Irvin Bode:


Gjobë! E dua të kuqe!


Sot, në vend që të dëgjojë hallet e tregtarëve të vegjël të “Tregut Maqedonas”, Bashkia zgjodhi t’i gjobisë.


Njerëz që mezi mbajnë biznesin hapur, që paguajnë taksa, qira, sigurime e përballen çdo ditë me rënien e fuqisë blerëse, sot u trajtuan si problem estetik dhe jo si qytetarë që mbajnë familjet me punë të ndershme.


Thua se Korça zbukurohet duke goditur më të dobëtit!?


As fasadat, as tendat e unifikuara nuk e fshehin dot arrogancën e një pushteti që e bazon qeverisjen mbi presione, kërcënime dhe gjoba.


Estetika nuk ndërtohet me presion ndaj tregtarit të vogël, por me mbështetje, konsultim dhe dinjitet njerëzor.


Sa për estetikën; për atë kullën si "mëngë në mes të kurrizit", sa gjobë meritoni?

“KORÇA BOOM”


bottom of page