top of page

Nga maja e sportit në një fund tragjik, shuhet një legjendë e garave

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Ish-piloti i Formula 1 dhe kampioni paralimpik italian Alex Zanardi ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, mëngjesin e së premtes, më 1 maj 2026, duke u rrethuar nga familjarët e tij.

Sipas njoftimit të familjes, Zanardi u nda nga jeta “papritmas”, në paqe dhe i rrethuar nga dashuria e të afërmve.

Zanardi u bë i njohur fillimisht në botën e Formula 1, ku debutoi në vitin 1991. Në vitin 2001, ai pësoi një aksident të rëndë në garë, ku humbi të dyja këmbët. Pavarësisht kësaj tragjedie, ai nuk u tërhoq nga sporti, duke u kthyer në një figurë frymëzuese të sportit paralimpik.


Më pas, ai iu përkushtua çiklizmit me dorë, duke arritur suksese të jashtëzakonshme dhe duke fituar katër medalje ari dhe dy medalje argjendi në Lojërat Paralimpike Londër 2012 dhe Lojërat Paralimpike Rio 2016.

Në vitin 2020, Zanardi pësoi një tjetër aksident të rëndë gjatë një gare me biçikletë dore, i cili i shkaktoi dëmtime serioze në kokë dhe e mbajti për një kohë të gjatë në gjendje të rënduar shëndetësore.


Figura e tij mbetet një simbol i jashtëzakonshëm i forcës, kurajos dhe vendosmërisë, duke frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën.

“KORÇA BOOM”


bottom of page