Nga rrjeti elektrik te fushat e djegura/ Dëme dhe hetime në fshatrat e Korçës
- Korca Boom
- Aug 20, 2025
- 1 min read
Një zjarr ka rënë më datë 19 gusht 2025 në fshatin Çiflig të Korçës. Dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë në rrjetin elektrik, e cila ka shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke të mbjellë me bimë bujqësore.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht dy shtetas:
– E. B., 32 vjeç, banues në Sovjan, i cili ka dëmtuar me zjarr një sipërfaqe toke me bimë të mbjella, pronë e një 36-vjeçari.– V. K., 53 vjeç, banues në Bregas, i cili ka shkaktuar dëme në një sipërfaqe toke të mbjellë me kultura dhe hardhi, në pronësi të një 27-vjeçari.
Materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















