top of page

Nga Shqipëria drejt Ukrainës/ Fundoset anija me flamur të Vanuatu-s

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një anije mallrash që transportonte sodë (karbonat natriumi) është përplasur me shkëmbinj dhe është fundosur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në veri të ishullit Andros, në Greqia.


Anija, e cila mbante flamurin e Vanuatu-s, ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukraina dhe transportonte rreth 8 mijë ton sodë. Për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, mjeti lundrues është përplasur në një zonë shkëmbore, duke pësuar dëmtime të rënda që më pas çuan në fundosjen e tij.


Në bord ndodheshin nëntë marinarë, tetë shtetas turq dhe një shtetas azerbajxhanas — të cilët fatmirësisht kanë arritur të shpëtojnë. Dy prej tyre u nxorën nga deti nga njësitë e rojës bregdetare, ndërsa shtatë të tjerët u gjetën në një zonë të thepisur shkëmbore dhe u evakuuan me ndihmën e forcave detare dhe ajrore.


Në operacionin e shpëtimit u angazhuan katër anije të rojës bregdetare, mjete të tjera lundruese si dhe një helikopter i forcave ajrore greke, duke bërë të mundur shpëtimin e të gjithë ekuipazhit në kohë.


Marinarët u transportuan në portin e Androsit, ku morën ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.


Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e këtij aksidenti detar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse në ngjarje kanë ndikuar faktorë teknikë apo kushtet e motit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page