top of page

Momente paniku/ Automjeti del nga rruga dhe përmbyset, dëmtohen dy persona

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në Durrës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Spitallës, në lagjen 15.


Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë një automjet tip “Ford” me ngjyrë të bardhë. Mjeti drejtohej nga një i ri, ndërsa në të ndodhej si pasagjer edhe babai i tij i moshuar.


Raportohet se automjeti ka humbur kontrollin, duke përplasur disa makina të parkuara anës rrugës dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.


Dy personat që ndodheshin në automjet janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Fatmirësisht, i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të stabilizuar shëndetësore.


Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pagjumësia e drejtuesit të mjetit, e cila mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjetit.


Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page