top of page

Nga takimi i punës me Autoritetin Administrativ të Programit Interreg Greqi-Shqipëri

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 10, 2025
  • 1 min read

Bashkia Pustec:


"Nga takimi i punës me Autoritetin Administrativ të Programit Interreg Greqi-Shqipëri.


Diskutuam mbi ecurinë e projektit të miratuar CROSSROAD, i cili përfshin asfaltimin e rrugës në fshatin Kallamas, nga rruga nacionale deri në afërsi të pikënisjes për në Manastirin e Shën Marenës, duke respektuar të gjitha parametrat teknikë dhe nënshtresat e nevojshme.


Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën, aksesin për banorët dhe vizitorët, si dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.


Një hap konkret drejt zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe bashkëpunimit ndërkufitar."


“KORÇA BOOM”


bottom of page