Nga zëvendësimet e shpejta tek VAR-i për kartonët e verdhë…/ Zyrtarizohen rregullat e reja të FIFA-s
- 5 hours ago
- 2 min read
FIFA bën të ditur rregullat e reja për Botërorin 2026 që përfshijnë zëvendësimet e shkojnë deri te kartonët e dytë të verdhë.
Në mënyrë të detajuar për kompeticionin më të rëndësishëm është vendosur që të përpilohen këto rregulla:
– Zëvendësimet e shpejta; futbollisti që do të zëvendësohet ka maksimumi 10 sekonda kohë për të lënë fushën e lojës, nëse ai merr më shumë kohë, atëherë lojtari që do të aktivizohet në vend të tij do të duhet të presë 1 minutë përpara se të hyjë në fushë duke e lënë përkohësisht skuadrën me 10 futbollistë.
– Kontrolli i kohës për rinisjet e lojës; do të aplikohet një timer prej 5 sekondash për rivëniet anësore dhe ato nga vija fundore. Nëse kalohet kjo kohë, zotërimi i topit do t’i kalojë skuadrës kundërshtare
– Trajtimi mjekësor jashtë fushe; një futbollist që merr kujdesin mjekësor në fushë duhet të dalë prej saj dhe të presë 1 minutë për t’u rikthyer, përveç rasteve kur dëmtimi i është shkaktuar nga një faull i ndëshkuar me karton të verdhë.
– Zgjerimi i zonave te ndërhyrjes së VAR; sistemi VAR do të mund të verifikojë episodet e kartonëve të dytë të verdhë si dhe në dhënien gabimisht të goditjeve të këndit
– Kapitenët dhe arbitrat; konfirmohet rregulli sipas të cilit vetëm kapiteni i skuadrës ka të drejtë t’i afrohet arbitrit, lojtarët e tjerë rrezikojnë ndëshkimin me karton të verdhë nëse rrethojnë gjyqtarin e ndeshjes.
Kupa e Botës FIFA 2026 do të jetë edicioni i 23-të i Kampionatit Botëror të Futbollit për meshkuj, organizuar nga FIFA. Turneu do të zhvillohet për herë të parë në tre vende: Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.
Ky do të jetë edicioni i parë që do të përfshijë 48 skuadra pjesëmarrëse, në vend të 32 që ishin në fuqi që nga viti 1998.
Finalja pritet të zhvillohet në stadiumin MetLife në New Jersey.
“KORÇA BOOM”
















