Ngjarje e pazakontë: Tentativa e 70-vjeçarit për t’i dhënë fund jetës kthehet në tragjedi për një kalimtare 83-vjeçare
- Korca Boom
- Sep 15
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milano.
Një 70-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit të tij në katin e katërt, por fati rezervoi një zhvillim tragjik dhe të pazakontë.
Gjatë rënies, ai ra mbi një grua 83-vjeçare që po kalonte aty pranë, e cila humbi jetën në vend.
Vetë 70-vjeçari mbijetoi. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku mori ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet italiane po hetojnë rrethanat e sakta të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”



















