Ngjarje e rëndë, 32-vjeçari bie pre e rr*mbimit
- Apr 13
- 1 min read
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të akuzuar për rrëmbimin dhe dhunimin e një 32-vjeçari.
Në pranga kanë rënë shtetasit H.N., 33 vjeç, dhe K.N., 25 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim J.N., vëllai i këtij të fundit.
Sipas burimeve hetimore, dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre njihen si persona me precedent penal për vjedhje dhe konflikte të ndryshme. Gjithashtu, dyshohet se janë përdorues të lëndëve narkotike.
Hetimet paraprake tregojnë se ata kishin kohë që monitoronin lëvizjet e 32-vjeçarit, përpara se të organizonin rrëmbimin dhe më pas dhunimin e tij.
Policia vijon punën për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
“KORÇA BOOM”
















