Ngjarje e rëndë i riu përfundon në spital pas konsumimit të detergjentit
- Korca Boom
- Dec 20, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar, në rrethana ende të paqarta, një sasi detergjenti.
I mituri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas njoftimit të policisë, më datë 19.12.2025, në banesën e tij, 17-vjeçari dyshohet se ka konsumuar një sasi të vogël detergjenti dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
"KORCA BOOM"



















