Ngjarje e rëndë në familje/ Bombola e gazit shpërthen në kuzhinë
- Korca Boom
- Aug 5, 2025
- 1 min read
Updated: Aug 6, 2025
Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi që përdorej për gatim.
Si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar vetë 67-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti.
“KORÇA BOOM”



















