Ngjarje e rëndë në shkollë, autorja 18-vjeçare merr jetën e 9 personave
- Korca Boom
- 11 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje tragjike ka tronditur provincën kanadeze të Kolumbisë Britanike, ku një sulm me armë zjarri në një shkollë ka marrë jetën e 10 personave, përfshirë edhe autoren e dyshuar.
Mediat e huaja raportojnë se e dyshuara është identifikuar si Jesse Strang, 18 vjeç, informacion i konfirmuar edhe nga një familjar i afërt. Sipas deklaratës së xhaxhait të saj, Russell G. Strang, 18-vjeçarja ishte përgjegjëse për sulmin, i cili mori jetën e 9 personave të tjerë përpara se ajo të humbiste jetën.
Nga verifikimet në rrjetet sociale, një llogari në YouTube që dyshohet t’i përkiste autores përmbante simbole të lidhura me identitetin transgjinor dhe përdorimin e përemrave “ajo/saj”.
Autoritetet bëjnë me dije se rreth 25 persona të tjerë po marrin trajtim mjekësor për lëndime në një qendër shëndetësore lokale. Policia ka deklaruar se, bazuar në hetimet paraprake, nuk ka të dyshuar të tjerë dhe nuk ekziston rrezik i vazhdueshëm për komunitetin. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.
"KORCA BOOM"



















