Nis “Final 4”, zbulohet kalendari që do të vendosë kampionin e Shqipërisë
- 1 hour ago
- 1 min read
Pas përfundimit të fazës së rregullt të Abissnet Superiore, është zyrtarizuar edhe faza “Final 4”, ku katër skuadrat më të mira të sezonit do të përballen për titullin kampion.
Në garën finale për trofeun janë kualifikuar Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City.
Sipas rregullores së kampionatit, pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen dhe do të llogariten me vlerën më të ulët.
Në këtë mënyrë, renditja përfundimtare për nisjen e “Final 4” është:
Vllaznia – 31 pikë
Elbasani – 31 pikë
Egnatia – 28 pikë
Dinamo City – 24 pikë
Në total do të zhvillohen gjashtë ndeshje, të cilat do të përcaktojnë skuadrën kampione të sezonit 2025-2026.
Kalendari i ndeshjeve është si më poshtë:
Vllaznia vs Dinamo City – 16 maj 2026, ora 19:00
Elbasani vs Egnatia – 17 maj 2026, ora 19:00
Vllaznia vs Egnatia – 23 maj 2026, ora 19:00
Elbasani vs Dinamo City – 24 maj 2026, ora 19:00
Egnatia vs Dinamo City – 29 maj 2026, ora 19:00
Vllaznia vs Elbasani – 31 maj 2026, ora 19:00
Të gjitha sfidat do të luhen në Air Albania Stadium, në periudhën 16–31 maj 2026.
Faza “Final 4” pritet të sjellë emocione të mëdha dhe rivalitet të fortë, ndërsa katër skuadrat do të luftojnë deri në fund për trofeun më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.
“KORÇA BOOM”
















