top of page

Njihuni me parashikimin e motit për sot, sa pritet të jenë temperaturat

10 hours ago
1 min read

Vendi ynë do të mbizotërohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me intervale kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura.


Sipas parashikimit meteorologjik, vranësirat pritet të bëhen më të pranishme gjatë orëve të pasdites, ndërsa pjesa tjetër e ditës do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.


Era do të fryjë nga verilindja dhe juglindja, me shpejtësi mesatare rreth 5 metra në sekondë. Në zonat bregdetare dhe përgjatë luginave, ajo mund të intensifikohet, duke arritur deri në 10 metra në sekondë.


Ndërkohë, situata në det parashikohet të jetë e qetë, me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page