Një 47-vjeçar humb jetën në përplasje rrugore me një makinë të drejtuar nga shtetas shqiptar
- Korca Boom
- Oct 7
- 1 min read
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka tronditur zonën e Martinsicuros, në rajonin e Abruzzos, Itali. Viktimë ka mbetur Emidio Croci, 47 vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili u përplas për vdekje nga një automjet i drejtuar nga një shtetas shqiptar.
Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesi i dyshuar i automjetit është një 41-vjeçar me inicialet A.K., banues në San Benedetto del Tronto. Ai po drejtonte një makinë tip “Mercedes-Benz A-Class” dhe, sipas hetimeve paraprake, po udhëtonte me shpejtësi të lartë në momentin e përplasjes.
Përplasja ndodhi me një automjet tjetër, tip Mercedes GLB, në të cilin ndodhej familja Croci. Nga goditja e fuqishme, Emidio Croci humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Bashkëshortja e tij u transportua me urgjencë në spitalin e Sant’Omero-s në gjendje të rëndë, ndërsa djali i tyre 11-vjeçar, i cili pësoi trauma në kokë, u dërgua me helikopter në spitalin e Ankonës. Fatmirësisht, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
"Korça Boom"



















