top of page

Një e penduar e SPAK për dosjen ‘Veliaj’/ Lala: Kondakçiu ka në dorë fatura, prova e fakte

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 24, 2025
  • 2 min read

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar këtë mbrëmje detaje të reja lidhur me marrjen si të penduar të SPAK të ish-financieres së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa.


E ftuar në emisionin ‘Log’, Lala tha se ndodh për herë të parë në histori që SPAK të ketë një të penduar.


Lala tregoi se e penduara Adela Kondakçiu ka në dorë një sërë provash, faktesh e faturash që i shërbejnë SPAK-ut.


“Ka një zhvllim të rëndësishëm nga SPAK. Kjo lidhjet me Veliajn. Për herë të parë SPAK ka një të penduar drejtësie. Është historik si lajm. Në rastet e krimit të organizuar, ndër vite ka pasur të penduar që në një moment të caktuar kanë kontribuar.


Për herë të parë ndodh në dosjen e një politikani të rëdësishëm, të një zyrtari të lartë që u arrestua në zyrën e tij.


Fakti që ka bashkëpunëtore, njeri i njohur dhe i afërt i Ajola Xoxës, gruaja e parë e penduar.


Nuk kemi pasur asnjëherë një të pënduar drejtësie për çështje që lidhet me korrupsionin.

Zonja ka në dorë prova që i shërbejnë SPAK-ut. Do të thotë që thëniet e saj kanë lidhje me prova dhe përmes saj mund të vijë një blindim i akuzës ndaj Velaijt.


Kishte fatura të blerjeve të çiftit dhe prova. Është një pikë kthese.


Duke qenë se ajo zonjë është konsideruar si truri financiar i Ajola Xoxës, mund të ketë të dhëna që lidhen me çështje të tjera.


Për herë të parë, SPAK nuk ka më disa të pandehur, por individë, shoqëri tregtare dhe ojf.


Pra, një dëshmitare e drejtësisë është thelbi dhe Veliaj do të ulet në gjyq para një të penduare”,-tha Lala./CNA


“KORÇA BOOM”


bottom of page