top of page

Një hap i madh për nxënësit e Shkollës Speciale në Korçë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 days ago
  • 1 min read

Shkolla Speciale ka marrë në dhuratë një mjet transporti, një dhuratë që tashmë po ndryshon mënyrën se si nxënësit përjetojnë ditët e tyre të shkollës. Për shumë prej tyre, udhëtimi drejt shkollës dhe pjesëmarrja në aktivitete jashtë klasës ishte një sfidë e madhe.


Falë përkujdesjes së DRAP Korçë dhe fondacionit Mersenkinderen, shkolla ka marrë një mjet transporti të ri, që lehtëson udhëtimin e nxënësve dhe u mundëson të marrin pjesë në aktivitete edukative dhe sportive pa pengesa. Një shembull i vërtetë solidariteti dhe mbështetjeje për edukimin e të gjithë fëmijëve!


Drejtuesja e DRAP Korçë, Znj. Vinjola Rota, drejtoria e shkollës dhe stafi shprehen se ky mjet transporti nuk është thjesht një automjet është një mundësi e re për nxënësit të zhvillojnë aftësitë e tyre, të marrin pjesë në ekskursione edukative dhe të ndihen më të integruar në komunitet. “Është një ndryshim i madh për ne dhe për fëmijët”.


Prindërit gjithashtu e kanë përshëndetur këtë iniciativë, duke vlerësuar përkujdesjen dhe mbështetjen që vjen nga DRAP Korçë dhe fondacioni Mersenkinderen. Ky mjet transporti është një simbol i bashkëpunimit dhe solidaritetit, që tregon se çdo fëmijë meriton mundësi të barabarta për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page