top of page

Një hap nga Superliga: Kush do ta fitojë betejën mes Pogradecit dhe Besës?

May 11
1 min read

Pogradeci dhe Besa Kavajë përballen këtë të hënë në finalen e “play-off”-it të Kategoria e Parë, në një sfidë vendimtare për ëndrrën drejt Abissnet Superiore.


Takimi do të zhvillohet në Elbasan Arena duke nisur nga ora 17:00, ndërsa trajnerët Emiljano Çela dhe Gugash Magani kanë vendosur tashmë për formacionet titullare.


FORMACIONET ZYRTARE:


POGRADECI: Marin, Toshevski, Kasmollari, Greca, Lesai, Ogunleye, Kazeem, Lila, Samake, Danladi, Shanaj. Trajner: Emiljano Çela.


BESA: Abdullahu, Daja, Ayivi, Kapo, Chinwendu, Migone, Abdulai, Danaj, Spahiu, Cordeiro, Bianor. Trajner: Gugash Magani.


Fituesi i këtij dueli do të jetë vetëm një hap larg ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar, pasi në fazën finale do të përballet me Teuta për një vend në Superiore.

“KORÇA BOOM"


bottom of page