Një jetë në shërbim të dijes, ndahet nga jeta profesori i njohur
Është ndarë nga jeta profesori i njohur pogradecar, Gjokë Ambo, një emër i respektuar në fushën e arsimit, i cili për vite me radhë iu përkushtua edukimit dhe formimit të brezave të rinj.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga Zyra Vendore Arsimore Pogradec, e cila ka shprehur ngushëllimet për familjarët, të afërmit dhe miqtë e profesor Ambos.
Në mesazhin e saj të ngushëllimit, Zyra Vendore Arsimore vlerëson kontributin e tij të çmuar në arsim, përkushtimin ndaj nxënësve dhe kolegëve, si dhe integritetin e tij profesional e njerëzor.
“Profesor Gjoka do të kujtohet gjithmonë për kontributin dhe përkushtimin e tij të palodhur në fushën e arsimit, në edukimin e brezave dhe integritetin e tij profesional e njerëzor”, thuhet në reagim.
Për vite me radhë, profesor Ambo la gjurmën e tij në jetën e shumë nxënësve, duke u përcjellë atyre jo vetëm dije, por edhe vlera njerëzore.
“Profesor Gjokë Ambo la pas një shembull frymëzues për kolegët, nxënësit dhe të gjithë ata që patën mundësinë ta njihnin”, thuhet më tej në mesazhin e institucionit arsimor.
Zyra Vendore Arsimore Pogradec i ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes së profesor Gjokë Ambos, në këto momente të dhimbshme për humbjen e tij.
“KORÇA BOOM”
















