top of page

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet 48-vjeçari në Pogradec (EMRI)

11 minutes ago
1 min read

Një automjet është vjedhur në Pogradec mbrëmjen e kësaj të mërkure.


Ngjarja ka ndodhur pak më parë në qytetin e Pogradecit, ku një shtetas ka gjetur një mjet në lagjen nr 1 dhe e ka vjedhur.


Sipas të dhënave, mjeti ka patur çelësat të vendosura brenda tij ndërsa pronari ndodhej pak më tutje.


Pas marrjes së informacionit, komisariati i policisë Pogradec ka arrestuar pak minuta më pas autorin e identifikuar si Aurel Hamolli.


Ky i fundit është shoqëruar në polici ndërsa mësohet se edhe është arrestuar. Vijojnë veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“KORÇA BOOM”


bottom of page