Një nismë e bukur dhe domethënëse ka marrë jetë në shkollën “Stavri Themeli”
- Korca Boom
- Jun 19, 2025
- 1 min read
Zëri i të rinjve jehon nga Korça!
Një nismë e bukur dhe domethënëse ka marrë jetë në shkollën “Stavri Themeli”, ku është krijuar ambienti i ri i podcastit “Zëri i Shkollës”, një hapësirë ku nxënësit flasin, mendojnë, debatojnë dhe krijojnë me zërin e tyre të lirë.
Fryma që po krijohet në qytet është ajo që duam të ndërtojmë çdo ditë: një Korçë e gjallë, me të rinj aktivë, të angazhuar dhe plot ide.
Kjo është energjia që na frymëzon për të mbështetur çdo hap drejt një arsimi më modern, më krijues dhe më përfshirës.
Të rinjtë kanë fjalën!
“KORÇA BOOM”





















