“Një pjesë e shpirtit tem u fik bashkë me ty”/ Mesazhi rrëqethës i vëllait për Migenën
- 1 day ago
- 1 min read
Një mesazh thellësisht prekës ka ardhur nga vëllai i së ndjerës Migena Salihi, e cila humbi jetën pasi solli në jetë dy binjake.
Samir Salihi, mes dhimbjes së madhe për humbjen e motrës, ka zgjedhur të falënderojë publikisht të gjithë ata që qëndruan pranë familjes në momentet më të vështira. Përmes një reagimi emocional, ai shpreh mirënjohjen për çdo person që dhuroi gjak, që u interesua, u lut dhe i mbështeti në ditët më të errëta.
“Sot zemra jeme asht e mbushun me dhimbje, por edhe me mirënjohje të thellë. Para tanave, du me falënderu nga zemra çdo njeri që dhuroi gjak për motrën teme, çdo person që u interesu, që pyti, që u lut dhe që na ndejti afër në kto momente kaq të vështira.
Mirësia dhe solidariteti juj do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë.
Nji falënderim i veçantë shkon për stafin mjekësor të Reanimacionit të Spitali Rajonal Shkodër, që bani gjithçka ishte e mujtun për me e mbajtë në jetë. Përkushtimi dhe përpjekjet tuaja na jepnin shpresë në ato momente të errëta.
Fatkeqësisht, motra jeme nuk ia doli… Si vëllai i saj, një pjesë e shpirtit tem është fikur bashkë me të. Do të më mungosh sa të kem frymë, jeta e apit. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen,” – shkruan ai.
Humbja e Migenës ka prekur thellë jo vetëm familjen, por edhe shumë qytetarë që u solidarizuan me thirrjet për ndihmë në ditët e fundit. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe mbështetjes së gjerë, ajo nuk arriti të mbijetojë.
“KORÇA BOOM”
















