top of page

"Nuk durova dot"/ Vrau 32-vjeçarin për kanalin e ujit, autori: Më dhunoi babain...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 21, 2025
  • 1 min read

25-vjeçari Xhesion Toromeni, i cili pak ditë më parë vrau 32-vjeçarin Besmir Kumria në Kryekuq të Divjakës për kanalin e ujit, ka deklaruar para hetuesve se viktima i kishte dhunuar babain tre vite më parë për një kanal uji.


Toromeni ka deklaruar se kur e kishte parë Besmir Kumrinë nuk kishte duruar dot dhe është futur në lokal për ta goditur në shenjë hakmarrje ndaj dhunimit të të atit.


“Para tre vjetësh, për vijën e ujit, viktima më ka rrahur keq babain. Dhe unë e pashë ulur në lokal, nuk durova dhe shkova e qëllova”-, ka thënë autori.


U konfliktuan për kanalin vaditës! Publikohen PAMJET nga vendi i vrasjes në Divjakë, 30-vjeçari humbi jetën pas goditjes me thikë Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari Besmir Kumria ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij. Autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.


Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat. Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page