Nuk i shpëtuan dot kurthit: Dy emra të njohur për policinë kapen
- 3 days ago
- 1 min read
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për zbardhjen e vjedhjeve të mëparshme dhe identifikimin e autorëve, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Gracka”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i dy shtetasve, I. G., 34 vjeç, dhe A. M., 39 vjeç, të cilët rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje me dhunë dhe krime kundër personit.
Të dyshuarit u ndaluan në rrugën “Panorama e Liqenit”, ku po lëviznin me një motomjet, i cili dyshohet se ishte i vjedhur.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të tyre, si dhe për të verifikuar përfshirjen në ngjarje të tjera të ngjashme.
“KORÇA BOOM”
















