top of page

Nuk ka fund të lumtur për Shqipërinë e Silvinjos, eliminimi nga Polonia e “lë me pasoja” edhe në miqësoren me Ukrainën

  • 9 hours ago
  • 1 min read

Shqipëria është mundur me rezultatin minimal 1-0 në përballjen miqësore ndaj Ukrainës, në një ndeshje mes dy skuadrave që vinin pas humbjeve në gjysmëfinalet e play-off-it të Botërorit.


Takimi u dominua pothuajse tërësisht nga përfaqësuesja ukrainase, ndërsa Shqipëria u shfaq larg formës së saj më të mirë. Skuadra e drejtuar nga Silvinjo hasi vështirësi të dukshme në fazën sulmuese, duke qenë thuajse inekzistente përpara portës kundërshtare.


Problemet u reflektuan edhe në mbrojtje, ku aktivizimi i Pllanës solli paqëndrueshmëri në repart, duke detyruar zhvendosje të pazakonta të Mitajt dhe Hysajt.


Në nisje të pjesës së dytë, trajneri Silvinjo ndërhyri me ndryshime, duke aktivizuar Pilos dhe Mehmetin. Shqipëria kaloi në një skemë me pesë mbrojtës, një rreshtim jo i zakonshëm për këtë ekip në epokën e tij.


Megjithatë, pavarësisht ndryshimeve, kuqezinjtë pësuan gol në goditjen e parë në kuadrat nga Ukraina dhe më pas rrezikuan edhe në disa raste të tjera.


Shtylla dhe mungesa e saktësisë nga sulmuesit ukrainas shmangën një rezultat më të thellë. Në fund, ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 të ekipit lindor.

“KORÇA BOOM”


bottom of page