Nuk ndalet Pogradeci, përforcon stafin dhe përgatit lëvizjet e janarit
KF Pogradeci ka bërë një lëvizje të rëndësishme në organizimin e stafit teknik, duke afruar Ylli Bakajn, i cili së fundmi ishte pjesë e FC Malishevës, skuadrës pretendente për titullin kampion në Superligën e Kosovës.
Bakaj rikthehet te Pogradeci, ku do të marrë përsipër detyra në përgatitjen fizike të futbollistëve dhe analizën e lojës. Por roli i tij nuk do të kufizohet vetëm në këto fusha.
Ai pritet të ketë përgjegjësi edhe në merkaton e janarit, duke ndihmuar klubin liqenor në identifikimin dhe përzgjedhjen e futbollistëve që mund të përforcojnë skuadrën.
Ylli Bakaj ka qenë më herët pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa së fundmi ka kontribuar edhe në Federatën e Futbollit të Kosovës, në kuadër të projektit FIFA Academy.
Një rikthim që pritet të sjellë eksperiencë dhe kontribut në disa drejtime për Pogradecin, ndërsa merkatoja e janarit do të tregojë se cilat do të jenë lëvizjet e radhës të klubit.
“KORÇA BOOM”
















