top of page

SKËNDERBEU kthehet më 20 nëntor/ Ja 7 ndeshjet e fundit të 2026-ës!

17 hours ago
1 min read

Tashmë që kanë përfunduar ndeshjet e kombëtares është radha e rikthimit të superligës, por përpara saj së pari do të luhen në mesjavë ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Më pas të premten e 20 nëntorit Skënderbeu do të rikthehet në fushë me ndeshjen e radhës në superligë ku do të presë Egnatian.


Kjo do të thotë se deri në datën 23 dhjetor Skënderbeu do të luajë edhe jo pak, por 7-të ndeshje të tjera.


Pavarësisht se zyrtarisht akoma nuk kemi ditët dhe oraret e përcaktuara nga FSHF-ja, Skënderbeu e di kalendarin dhe pritet që më 20 nëntor të kthehet në fushë me një tjetër ndeshje në shtëpi, ndaj kampionëve të Egnatias.


Në javën e 13-të bardhekuqtë udhëtojnë për tu përballur me Tiranën në kryeqytet.


Dhe me radhë takimet e tjera, ku presim Vorën dhe Teutën për të udhëtuar në javën e 16-të në Elbasan.


Në fund Skënderbeu pret Partizanin dhe ndeshja përmbyllëse e këtij viti do të jetë Laçi-Skënderbeu.


Më poshtë sjellim të gjitha ndeshjet e Skënderbeut, ku pavarësisht datave, akoma asgjë nuk është zyrtare, por këto ndeshje do të luhen deri më 23 dhjetor të 2026-ës:


JAVA 12 (20 nëntor 2026)


Skënderbeu-Egnatia


JAVA 13 (28 nëntor 2026)


Tirana-Skënderbeu


JAVA 14 (2 dhjetor 2026)


Skënderbeu-Vora


JAVA 15 (6 dhjetor 2026)


Skënderbeu-Teuta


JAVA 16 (12 dhjetor 2026)


Elbasani-Skënderbeu


JAVA 17 (19 dhjetor 2026)


Skënderbeu-Partizani


JAVA 18 (23 dhjetor 2026)

Laçi-Skënderbeu

“KORÇA BOOM”


bottom of page