Në Korçë/ Nderohet efektivi, Certifikatë Karriere pas 38 vitesh shërbim
- 3 hours ago
- 1 min read
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë është zhvilluar një ceremoni vlerësimi për punonjësin e Komisariatit të Policisë Korçë, Inspektor Nesti Cico, me rastin e daljes së tij në pension pas 38 vitesh shërbim në strukturat e Policisë së Shtetit.
Gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e komisariatit, Inspektor Cicos iu akordua “Certifikata e Karrierës” si shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë ndër vite në detyrë.
Ai ka mbajtur funksionin e Oficerit të Patrullës së Përgjithshme në Seksionin e Rendit Publik.
Në aktivitet mori pjesë edhe Shefi i Komisariatit të Policisë Korçë, Kryekomisar Faik Ruko, i cili në emër të drejtuesve dhe kolegëve vlerësoi profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e gjatë të Inspektor Cicos në radhët e Policisë së Shtetit.
Nga ana e tij, Inspektor Cico falënderoi drejtuesit dhe kolegët për vlerësimin e dhënë, duke e cilësuar atë si një gjest respekti për gjithë karrierën e tij. Ai uroi gjithashtu suksese për kolegët në përmbushjen e detyrave të përditshme.
“KORÇA BOOM”
















