Në Korçë, kapet me kokainë, procedim penal për një 41-vjeçar
- Korca Boom
- 7 hours ago
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin K. K., 41 vjeç, banues në Korçë.
Gjatë një kontrolli fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe origjinën e lëndës narkotike.
“KORÇA BOOM”
