top of page

“Nëna kam frikë”, 21-vjeçarja denoncoi mjekun se e ngacmoi seksualisht, trondit gjyshja: E puthi në syrin tim! Kur iu “hodha në grykë” më tha…

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një 21-vjeçare ka denoncuar një rast të ngacmimit seksual në spitalin e Korçës. Për pasojë ditën e djeshme është arrestuar dhe pezulluar nga detyra kirurgu N. Nunka.


Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatares Evis Ahmeti, gjyshja e të resë, ka rrëfyer momentet se si ka ndodhur ngjarja.


Ajo u shpreh se mjeku ka puthur mbesën në sy të saj, por kur ka hasur në reagimin e saj të menjëhershëm, ka tentuar ta minimizojë situatën duke I kërkuar të mos e bëjë të madhe duke qenë se kjo do t’i kushtonte vendin e punës.


“Çupa më thoshte më dhemb barku dhe stomaku. E çova të bënte analizat dhe më tha prisni këtu. Vajzës i dhimbte stomaku nuk duronte dot. Analizat i dolën keq dhe mjeku më tha që ka apendicit. Më tha që duhet të bënte një ilaç që nuk gjendej, por ai e kishte dhe do ta bënte për nderin tonë. Nëna t’i ktheje kokën tha sepse i vjen rëndë vajzës. Dhe i afrohej vajzës. Një infermiere që sillte ushqimet më tha me kë doktor e ndiqni vajzën, dhe kur i thash emrin më tha: Nuk është i mirë. Vajza më thoshte: Nëna kam frikë.


Ai qen të më ngacmojë mua mbesë, vajti e zuri e shtrëngoi dhe e puthi. Isha vetë prezente. Kur iu “hodha në grykë” më tha mos e bëj të madhe se do të më heqin nga puna”, tha ai./ BalkanWeb

“KORÇA BOOM”


bottom of page